Barcleona 2-3 Frankfurt

Barcelona përshendetet këtu me Europa League. Katalanasit eleminohen në fazën çerekfinale nga Franfurt. Sfida e parë kishte përfunduar 1-1, teksa sonte në Camp nou, ekipi i Xavit u mposht 2-3.

Goli i parë do vinte pas 4 minutash lojë. Kostiç do shënonte nga penalltia, duke u treguar tejet i saktë. Topi në njërën anë, Ter Stegen në tjetrën, me tifozët e ekipit të Glasmer që festojnë në mënyrë të ligjshme tashmë.

 

Gjermanët do tregonin karakter në minutën e 36-të. Borre shfrytëzon më së miri një assist të Kostiç dhe dyfishon shifrat. Gjuajtja e tij nga larg është mjaft e bukur dhe gjen vetëm fundin e rrjetës.

Barcelonën e pret një punë e madhe përpara, pasi kujtojmë që ka barazuar 1-1 në takimin e parë dhe gjërat sa vijnë e vështirësohen.

 

Serbi Kostiç do ishte në mbrëmjen e tij më të mirë. 29 vjeçari merrte topi mirë në minutën e 67-të dhe me një goditje interesante tokazi, do vriste përfundimisht shpresat e kundërshtarëve.

 

Barcelona do zgjohej vonë me Busquets dhe De Jong.

Kështu, ekipi spanjoll duhet të fokusohet te kampionati, duke i dhënë fund kështu aventurës europiane më të keqe në histori.Rrugëtimin në Kupën me veshë të vegjël e vazhdon Leipzig, West Ham dhe Rangers.

Roma-Bodo- Glimt / 4-0

Roma shkon në gjysmëfinale të Conference League. Ekipi i Mourinhos u mposht 2-1 në takimin e parë me Bodo/Glimt, por fitorja 4-0 sonte në Olimpico u jep të drejtë atyre të festojnë.

 

Abraham hapi siparin e golave shumë shpejt, që në minutën e pestë.

 

Goli i dytë mban firmën e Zaniolo. Mesfushori italian i jep qetësi skuadrës, në të 23-tën. Ai gjuan me të majten, me portierin që e ka të pamundur për të bërë diçka.

 

Po Zaniolo do “tundtte rrjetën” sërish në të 29-tën.Të presim e të shohim sesi do shkojnë gjërat në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë, italianët do mjaftoheshin me një gol të Zaniolos, duke patur më pas gjithë lojën nën kontroll. Marash Kumbulla nuk luajti sonte, teksa qëndroi në pankinë për 90 minuta. Roma është pretendenti kryesor për të shkuar në finalen e madhe të këtij kompeticioni që do luhet në Air Albania.

 

Tutje në Conference League vazhdojnë edhe skuadra si Marseille, Leicester dhe Feynord.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb