TIRANË

“BalkanWeb” sjell të tjera pamje nga aksioni i policisë pranë “Shkollës së Bashkuar”, në Tiranë, ku Forcat Speciale shtrinë në tokë gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj, pasi filmoi operacionin.

Në pamjet e reja që sjell “BalkanWeb”, shihet momenti kur gazetarët po filmojnë policët e maskuar dhe me armë, që i kërkojnë një mjeti luksoz të hapë derën, por shoferi shtyp gazin dhe largohet, duke rrezikuar jetën e tyre. Menjëherë pas largimit të mjetit luksoz, policia i sulet gazetarëve të “News24” dhe “BalkanWeb”, Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala.

Efektivët i marrin celularin dhe shtrijnë në tokë gazetarin Gjençaj, ndërsa ndërhyn gazetarja Klodiana Lala. Në video dëgjohet kjo e fundit, teksa iu thotë policëve se Gjençaj është gazetar dhe duhet ta lënë të lirë.

Pjesë nga debati i gazetares Lala me efektivin:

Klodiana Lala: O zotëri, jemi gazetarë.
Efektivi: Jo, jo s’je gazetare fare para operacionit të policisë.
Klodiana Lala: Është kolegu im ai zotëri.
Efektivi: Mos u afro, hera e parë dhe e fundit që afrohesh, se do quhesh bashkëpunëtore, lëre tani. Zhduku!
Klodiana Lala: Është kolegu im o vëlla, si e shtrini në tokë. Lëre kolegun tim, ç’punë ke ti.
Efektivi: Keni ardhur në momentin e ndërhyrjes. Vini na pengoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb