Kryetari i PD, Lulzim Basha ka filluar këtë fundjavë me një ekspeditë në malet veriore të vendit.

Saktësisht Basha ka bërë një ekspeditë alpine nga Valbona në Theth teksa e cilëson natyrën aty si një mrekulli të papërshkrueshme.

Po ashtu Basha thotë se nuk ka vend më i bukur se Shqipëria prandaj duhet kthyer në një bekim për çdo shqiptar.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Sot ekspeditë alpine nga Valbona në Theth: Një mrekulli e papërshkrueshme me fjalë. Nuk ka vend më të bukur se i yni! Le ta kthejmë në bekim për çdo shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb