TIRANË

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale kreu i PD, Lulzim Basha i drejtohet me një mesazh shqiptarëve 5 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Ndërsa bën fajtor kryeministrin Rama nën qeverisjen e të cilit Basha thotë se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, Basha apelon shqiptarët të votojnë nr.9, pasi sic shprehet ai, vota juaj mund ta ndryshojë situatën.

“Ne punojmë përditë për të parë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë. Më shumë se çdo gjë tjetër, ne duam t’i shohim ata të vrapojnë të sigurt drejt të ardhmes. Ne duam të jemi në gjendje t’i japim më shumë. Kur vendi mbetet në vendnumëro, ata e ndjejnë këtë. Ata presin që ne të bëjmë çmos për t’u sjellë atyre shpresën.

Pas ngecjes në vend për një kohë të gjatë, ka më në fund shpresë për të ndryshuar. Ta sjellim ndryshimin për ata, për Shqipërinë. Votoni nr 9 që fëmijët tanë të vrapojnë drejt të ardhmes me buzëqeshje në fytyrë!”- thuhet në videomesazhin e demokratit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb