TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një video me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në fokus të së cilës është çështja e furnizimit me ujë të pijshëm. “2013-2021 Asgjë nuk ka ndryshuar!”, thotë Basha.

Teksti i videos:
“Sa herë ka fushatë, thotë: ‘Ju japim ujë për të pirë!’
24 orë ujë brenda mandatit të tretë…
8 vjet në pushtet, të isha në vendin e tij, do kisha ikur, do kisha thënë: ‘Më falni, nuk arrita dot, bëra sa munda, po meqë nuk ju solla dot ujë, unë nuk e meritoj!’.
24 orë ujë brenda mandatit të tretë…
Sa herë ka fushatë, thotë: “Ju japim ujë për të pirë!”
24 orë ujë, 24 orë ujë, 24 orë ujë!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb