Kryedemokrati Lulzim Basha është pritur me ovacione nga demokratët në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD.

Basha, shihet teksa përshëndet anëtarët e pranishëm me dy gishtat ngritur, përshëndetje kjo, që u kthye edhe nga demokratët. Vlen t përmendet se është formuar kuorumi i nevojshëm për mbledhjen e Këshillit.

Nga vendimet që pritet të ndërmerren është shkarkimi i kryetarit aktual të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, si dhe shkarkimi i 11 anëtarëve, duke i zëvendësuar këta të fundit me të tjerë emra.

Po ashtu, dje, Kryesia e Partisë Demokratike, ka shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb