Këto ditë, qytetarët që udhëtojnë përmes Unazës së vjetër të kryeqytetit kanë parë një transformim të saj.

Bashkia e Tiranës ndërhyu gjatë verës, duke bërë të mundur rehabilitimin e gjurmës së Unazës së Mesme me qëllim përmirësimin e sistemit të qarkullimit për automjetet dhe shtimin e korsive për biçikleta.

Unaza (1)
Unaza (1)

Përmes këtij investimi është ndërhyrë në disa segmente të Unazës për përmirësimin e qarkullimit të automjeteve veçanërisht në kryqëzime, duke realizuar korsi të dedikuar për biçikleta përgjatë bulevardit ”Zhan D’Ark” dhe bulevardit ”Gjergj Fishta”, si dhe duke riasfaltuar segmentet e amortizuara të Unazës së Mesme.

Ky projekt ka sjellë për kryeqytetin edhe një revolucion në mënyrën e transportit publik. Duke filluar nga Brryli, te Ministria e Jashtme e deri te “Vasil Shanto”, pjesa e korsisë së lumit të Lanës, do të jetë e dedikuar për biçikleta, ndërsa pjesa tjetër për transportin publik dhe makinat private. Autobusi do të ketë korsi të dedikuar duke inkurajuar në këtë mënyrë transportin alternativ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb