Bajerni i Mynihut i tregon të gjithë forcën e tij Borusias së Dortmundit, duke e detyruar ekipin e Lysien Favre të dalë me “brinjë të thyera” nga “Allianz Arena”. Vendësit kanë dominuar të gjithë përballjen duke i mbajtur verdhezinjtë larg portës së tyre. Levandovski do të shënojë në pjesën e parë për Bajernin, që në fraksionin e dytë do të shpërthejë me gola të tjerë. Gnabri do të dyfishojë në të 47-ën, ndërsa Leva firmos dygolëshin e tij në të 76-ën, 4 minuta përpara se Humels të shënojë në portën e tij golin e katërt për bavarezët.

Një sukses që e lejon Bajernin e Mynihut të kapërcejë Borusian në renditje dhe të ngjitet në vendin e dytë në kuotën e 21 pikëve, po aq sa Lajpcigu dhe një pikë më pak sesa Gladbahu kryesues, që sfidën e tij do e zhvillojë nesër ku do presë Verder Bremenin e Rashicës në “Borussia Park”.

Në sfidat e tjera të javës së 11-të të Bungesligës, barazim spektakolar në “Veltins Arena” mes Shalkes dhe Fortufa Dyseldorfit. 3 herë kaloi në epërsi skuadra Vagnerit, por Fortuna asnjëherë nuk u dorëzua duke e barazuar çdo epërsi të vendësve dhe duke marrë një pikë me vlerë. Lajpcigu arrin një sukses në Berlin ndaj Hertës vendëse duke e mposhtur këtë të fundit me shifrat 4-2, ndërsa skuadra tjetër e Berlinit, Unioni, fiton në transfertë në fushën e Maincit me rezultatin 3-2. Paderborni i Klaus Gjasulës vijon paraqitjet negative ku ka regjistruar humbjen e 9-të në 11 ndeshje, teksa sot u mposht në shtëpi 1-0 nga Augsburgu. Gjasula u aktivizua për 60 minuta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb