Bayern Munchen nuk di të fitojë në kampionat. Bavarezët nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 me Frankfurt në shtëpi.

Gjërat u duk se do të shkonin në rrugën e duhur pas golit të Sanes në fundin e pjesës së parë, por fati i sfidës ndryshoi në fraksionin e dytë, pasi Kolo Muani vendosi ekuilibrat në mënyrë përfundimtare.

Ekipi i Nagelsmann renditet në vendin e parë me 37 pikë, një pikë më shumë se Union Berlin. Bundesliga rikthehet nesër në fushë, me ndeshje interesante.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: