Pas 5 fitoreve radhazi dhe pasi festoi titullin një javë më parë, i 10-i radhazi, Bayern Munchen është mposhtur 3-1 në transfertë nga Mainz. Një humbje që nuk djeg për ekipin, por për tifozët gjithnjë nuk gëlltitet mirë kur skuadra humb.

Golin e vetëm për bavarezët e shënoi Lewandowski, që ngjitet në kuotën e 34 golave, duke fituar kështu “Këpucën e Artë” në Bundesliga, por me shumë mundësi edhe në Evropë.

Është mposhtur edhe Borussia Dortmund. Verdhezinjtë u mundën 3-4 në shtëpi nga Bochum. Haaland shënoi të tre golat, por që në fund merr vetëm topin në shtëpi, pasi nuk shërbyen për asgjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb