Bayern Munchen ka marrë fitoren e radhës në kampionat. Bavarezët mposhtën 5-3 një rival si Augsburg.

Mërgim Berisha do ndëshkonte kampionët e Gjermanisë që në minutën e 3-të. Golit të lojtarit me origjinë shqiptare do i përgjigjej Cancelo, në minutën e 15-të.

Brenda pjesës së parë Pavard do shpërthente me dopietën e tij, ndërsa në të 45-tën gjurmën e tij e la edhe Sane.

Në minutën e 60-të, do ishte Mërgim Berisha ai që do shënonte sërish për Augsburg por që nuk do mjaftonte për të marrë qoftë një pikë nga kjo ndeshje, pasi Davies do vriste përfundimisht shpresat e tyre. Në limite, rrjetën e “tundi” edhe Cardona.

Bayern kryeson kampionatin me 3 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb