Bayern nuk diskutoi aspak Victoria Plzen, teksa triumfoi 5-0 në Allianz Arena, në një sfidë totalisht të dominuar (Champions League).

Një goditje me të majtën e Sane shkund rrjetën e mbrojtur nga Tvrdon, në minutën e gjashtë.

Një aksion perfekt do finalizohej nga Gnabry, në minutën e 13-të.

7 minuta më pas, Mane shfrytëzon shpejtësinë e tij dhe rrëmben një top, për të 3-fishuar shifrat.

Pjesa e dytë do fillonte aty ku përfundoi e para. Sane dhe Chupo Moting “tundën rrjetën” brenda 15 minutave të para.

Ekipi i Nagelsmann kryeson grupin me 9 pikë dhe duket në rrugën e mbarë për kualifikimin. Plzen është e fundit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb