Ditët e këqia duket se kanë përfunduar për Bayern Munich. Skuadra bavareze gjen fitoren e dytë radhazi në Bundesligë, megjithëse i duhet të vuajë jo pak në transfertën kundër Freiburg të vulosur në shifrat 3-1 falë dy golave në kohën shtesë.

Lewandowski vendosi fatin e pjesës së parë, duke shënuar golin e epërsisë për kampionët gjermanë në minutën e 16-të. Kaq deri në pushimin e sfidës, ndërsa me rikthimin në fushë për fraksionin e dytë vendasit gjetën golin e barazimit me Grifo në të 59-ën. Nuk sollën asgjë përpjekjet e Bayern deri në fundin e kohës së rregullt. Kur ndeshja po drejtohej barazimit, gjërat ndryshuan në shtesë.

60431d6f14674d7f4f4e3d24388e5514
60431d6f14674d7f4f4e3d24388e5514

Në minutën e 92-të, 18 vjeçari Zirkzee i lejon vetes një debutim ëndrrash duke kthyer bavarezët në epërsi. Fitorja e Bayern u vulos në minutën e pestë shtesë, kur Gnabry ndali për herë të tretë topin në rrjetë. Me këtë sukses, kampionët në fuqi të Bundesligës ngjiten në vendin e tretë dhe ngushtojnë në katër pikë diferencën me kryesuesit e Leipzig dhe Borussia Moenchengladbach. Kjo e fundit kapi kreun me fitoren 2-0 kundër Paderborn, duke mkbajtur gjallë shpresat për një triumf në këtë sezon të kampionatit gjerman.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb