Pushimet e dimrit nuk e kanë “ndryshkur” Bayern Munich. Kampionët gjermanë kthehen në Bundesligë me një fitore të madhe 4-0 në transfertën kundër Hertha Berlin. Pavarësisht rasteve për shënim, pjesa e parë u mbyll në barazim. Kjo edhe për shkak të një goli të anuluar të Lewandowski.

Pas pushimit, bavarezët vulosën triumfin me katër gola, duke nisur nga ai i Muller në minitën e 60-të. Më pas, Lewandowski dhe Alcantara vranë garën duke thelluar në 3-0 epërsinë e Bayern. Fitoren e bavarezëve e plotësoi Perisic me golin e katërt në minutën e 84-rt. Me këtë sukses, Bayern Munich ngjitet në vendin e dytë me katër pikë me pak se kryesuesit e Leipzig.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb