Philippe Coutinho është zyrtarisht një futbollist i Bayern Munich. Pas vizitave mjekësorë fantazisti brazilian ka nënshkruar kontratën e re me gjigandët gjerman. Coutinho zbarkon në Mynih në formë huazimi për një vit me të drejtë blerje në fund të sezonit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

8.5 milion euro do ti paguaj Bayern ekipin të Barcelonës për huazimin 1-vjeçar të Coutinhos ndërsa qershor të vit të ardhshëm mund të blejnë kartonin e plotë për 120 milion euro. Braziliani do të përfitoj 13 milion euro sipas “Bild” duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të paguar në Mynih. Bayern beson shumë tek Coutinho aq sa e kanë përkëdhelur menjëherë me një numër shumë domethënës, i kanë besuar fanellën me numrin 10-të e cila për afro një dekadë është mbajtur nga Arjen Robben.

Pas humbjes kundër Dortmund në Superkupën e Gjermanisë dhe pas barazimit kundër Hertës në javën e parë të Bundesligës, Coutinho është lajmi i vetëm pozitiv në këtë periudhë, një lojtar i cili ngjall shpresë për një sezon aspak të lehtë për bavarezët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb