Pas disa barazimeve radhazi, Bayern Munchen është rikthyer te fitorja në kampionat. Bavarezët triumfuan 2-4 në transfertë ndaj Wolfsburg. Ekipi i Nagelsmann vendosi ndeshjen në shinat e duhura që në 20 minuta e para me dopietën e Coman dhe golin e Muller. Vendasit u rifutën në lojë në fundin e fraksionit pas golit të Kaminskit.

Kimmich u ndëshkua me karton të kuq (i dyti i verdhë, 54’), por nuk kishte vend për panik për kampionët e Gjermanisë, pasi gjetën golin e qetësisë me Musiala.Goli i Svanberg në fundin e sfidës do shërbente vetëm për statistikë. Bayern merr kështu vendin e parë, me 40 pikë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb