Flitet shumë për trajner si Klopp, Guardiola, Mourinho e shumë të tjerë, trajner të klasit botëror por në Mynih tifozët dhe stafi drejtues po shijojnë magjinë e Hansi Flick, një trajner që ka shijuar Kupën e Botës, madje me goleada të tilla. Flick arriti të ringjallë një grup që dukej në fund të ciklit, krijojnë harmoninë e duhur duke e shndërruar Bayern në një ekip të frikshëm, favorit për të fituar “tripletën” e famshme. Në përfundim të sfidës historike kundër Barcelona, Flick nuk u ndalë gjatë tek rëndësia dhe shifrat e këtij takimi, ky është vetëm hapi i radhës pasi ai dhe Bayern kërkojnë të fitojnë Champions League:

“Myler fitoi trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes dhe e meriton, kontrolloj mirë presingun tonë por më duhet ti bëj komplimentet e mija të gjithë skuadrës për intensitetin që dhuruan për 90 minuta. E dinim se nëse do ti vendosnin nën presion Barcelona do të na krijonte raste, i shfrytëzuam pasi kemi shumë cilësi në repartin ofensiv. Tani duhet të rikuperojmë energjitë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër, gjithçka nis nga zero”, u shpreh Flick në konferencë për shtyp. Nuk fsheh dot emocionet e këtij suksesi të pabesueshëm, Thomas Myler: “Është e vështirë të shpjegosh atë që ndodhi këtë mbrëmje. Në këto momente skuadra jonë është në një formë të jashtëzakonshme. Faleminderit për titullin lojtari më i mirë i ndeshjes por këtë e meritojnë të gjithë shokët e mi. Kemi punuar shumë dhe u argëtuam, është e vështirë të na mposht dikush. Stili jonë i lojës nuk ndikohet nga emri i kundërshtarit që kemi përballë. Jemi të lumtur por tani është koha të qëndrojmë të qetë e të rikuperohemi”, u shpreh Myler.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb