Bayern mund 3-2 Wolfsburg, në ndeshjen e kampionatit, në Allianz Arena (Munich).
Bavarezët realizuan të parët me Goretzkën. Mysafirët u kundërpërgjigjën shpejt, me Amoura. Olise shënoi në fundin e fraksionit, duke bërë që ekipi i drejtuar nga Kompany të shkonte në dhomat e zhveshjes me epërsinë në xhep. Në fillimin e pjesës së dytë, Goretzka kompletoi dopietën. Amoura futi në lojë “ujqërit” në të 88-tën, por shumë vonë, pa mundur dot t’i ndryshojë udhë fatit të takimit.
Bayern kryeson me 45 pikë kampionatin, ndërsa Ëolfsburg i vendit të shtatë ka 27 pikë.