Në videon që po bën xhiron e internetit këto 24 orët e fundit, shihet një skiator i cili gjatë zbritjes nga mali bie në një gropë disa metra.

Aksidenti ka ndodhur në malin Meije në Francë, një mal në Alpe që zgjidhet nga ata që preferojnë ski jashtë pistës.

Siç shihet në video, skiatori 36-vjeçar francez, gjatë zbritjes, bie në luginë dhe pas shumë metrash arrin të fuse këpucët e tij të skive në akullnajë dhe më në fund ndalet në një copë akulli të dalë.

Në komentet në faqen e tij në Instagram, skiatori përshkruan se si më në fund arriti të dilte nga lugina e thellë. Sipas tij, për ta nxjerrë nga vendi i ngjarjes ka mjaftuar kramponi (gjembi metalik që ngjiten në çizme) dhe disa metra litar nga miqtë e tij.

Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2022 dhe u regjistrua nga një kamerë GoPro që skiatori kishte në helmetë, por u bë publike pesë ditë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: