Njësoj si babai, Kristiano Junior çan rrjetat me gola. Gjatë një turneu të moshave të vogla në Madeira, ishulli ku ka lindur i ati, djali i CR7 ka shënuar 12 gola në dy ndeshje. Gjithsesi duhet thënë se përballjet kanë qenë shumë të pabarabarta.

Juventusi U9 ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 26-0 dhe të dytin 15-1, ndërsa Kristianinjo është dendur me gola, që njëjtë si babai i tij shënon gjithmonë dhe pa asnjë mëshirë për rivalin, duke shënuar shtatë gola në njërën sfidë dhe pesë në tjetrën.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: