Një javë më parë Benevento mori fitoren e parë në “Seria A” duke mposhtur Chievo-n me rezultatin minimal 1-0, por sot, skuadra ku aktivizohen Ledian Memushaj dhe Berat Gjimshiti ka surprizuar sërish.

Skuadra e drejtuar nga Roberto De Zerbi ka mposhtur në shtëpi me shifrat 3-2 surprizën e këtij edicioni në elitën e futbollit italian, Sampdoria-n.

Një ndeshje me shumë emocione që nisi në malore për vendasit pasi miqtë kaluan në avantazh në fundin e pjesës së parë. Gjithsesi në të dytën futbollisti që i dha fitoren herën e kaluar, Coda, fillimisht barazoi dhe më pas përmbysi shifrat.

Në këto momente Sampdoria e cila ishte ndëshkuar edhe me të kuqe pësoi edhe golin e tretë me autor Brignola. Takimi nuk do të mbyllej me këto shifra pasi pak para fërshëllimës së trefishtë të arbitrit Koënacki shkurtoi diferencat.

Gjithsesi kjo pak rëndësi ka pasi Benevento mori 3 pikët e shumë munguara duke ringjallur shpresat për një qëndrim të mundshëm në “Seria A”. Diferenca është ende e madhe por duke patur parasysh se është gati edhe gjysma e kampionatit si dhe forma që po kalon skuadra gjithçka mund të ndodhë.
benevento
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb