Një 35-vjecar shqiptar u arrestua nga policia greke në Maroussi të Athinës, pasi akuzohet për grabitje dhe vjedhje të përsëritura. Në kërkim policor u shpall bashkëpunëtori i tij në krim.

Dy të rinjtë dyshohet se kanë grabitur ndër të tjera edhe një cift, duke iu marrë cantën që kishin me vete me para. Cifti njoftoi policinë, që ka bërë edhe arrestimin e shqiptarit, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorit, të cilën e shpallën në kërkim, raportojnë mediat greke.

https://youtu.be/J4Iq8D1_5Is

I riu nga Shqipëria ka bërë rezistencë në kohën që është prangosur. Në vendin e grabitjes u gjet dhe u konfiskua motoçikleta e autorëve, mjete të ndryshme për vjedhje, doreza, një pistoletë më gaz, dy helmeta motorësh, një kapuç dhe një telefon.

https://youtu.be/J4Iq8D1_5Is

Gjatë hetimeve të policisë, ka rezultuar se 35-vjecari dhe bashkëpunëtori i tij kanë qenë vjedhës sistematik në zonën e Atikës në Athinë. Hetimet kanë dalë në përfundimin se ata kanë kryer gjithsej nëntë grabitje dhe një vjedhje makine. Shqiptari i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Athinës.

(d.xh/ Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb