Një makinë ka marrë flakë në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa gazetarja Brikena Metaj sjell pamje në redaksinë e “BalkanWeb”.

Siç shihet nga video, makina tip “Mercedez Benz”, me gaz, është shkrumbuar nga flakët. Mësohet se shkak ka qenë një shkëndijë, e cila ka provokuar djegien totale të mjetit.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në datën 18.10.2021, rreth orës 09:20, njoftohemi se në aksin rrugor “Ura e Lumit” – “Lagjia Puntore”, në afërsi të një supermarketi, mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F. R., ka marrë flakë.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb