Real Madridi nënshtron Atletikon në derbin e madh të kryeqytetit spanjoll dhe shkon në +6 pikë nga vendi i dytë, Barcelona, e cila do ta luajë nesër sfidën e saj. Skuadra e Simeones, që zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë me raste të pastra shënimi, përfshirë dhe shtyllën e goditur nga Korrea, nuk rezistoi në pjesën e dytë.

Sepse një aksion mjaft i mirë nga e majta e Mendi dhe me asistin e këtij të fundit drejt Benzemarë, u shfrytëzua në perfeksion nga qendërsulmuesi francez, që tundi rrjetën e Oblak duke shënuar dhe golin e vetëm të sfidës. “Colchoneros” rrëshkasin në -13 pikë nga kreu dhe rrezikojnë që të parakalohen në renditje nga Valencia dhe Real Sociedad.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb