SHBA

Prej më shumë se 50 vitesh një berber në Uashington ka ushtruar profesionin e tij duke u kthyer disi në një legjendë, pasi në duart e tij kanë kaluar pushtetarë të shumtë jo vetëm amerikanë, por nga të gjithë vendet e botës.

Puna e tij ka marrë një popullaritet  të shumtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ai thotë se ka qenë privilegj t’u priste flokët figurave më me influencë në SHBA. Berberi në fjalë ka lindur në Itali dhe aktualisht edhe pse në një moshë të thyer,  thotë se i pëlqen të merret me njerëz dhe si rrjedhojë nuk do ta mbyllë kurrë dyqanin.


“Zëri i Amerikës” i ka kushtuar një raport të gjatë “berberit të presidentëve” ndërsa tregon për punën e tij prej pesë dekadash.

“Të gjithë janë njësoj. Të gjithë klientët që vijnë këtu marrin të njëjtin shërbim. E dua punën time, i dua njerëzit. Më pëlqen të shoh njerëz. Më pëlqen t’u shërbejë njerëzve, sepse më paguajnë”-tha mes tjerash ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: