Nëse Lacio fitoi sot, kjo erdhi edhe falë Strakoshës. Një pritje fantastike në sekondat e fundit ndaj Kaputos, por edhe një tjetër pritje vendimtare në minutën e 57-të. I sigurt edhe në disa raste të tjera.

Një krosim i topit që vjen nga krahu i djathtë e nxjerr lojtarin Kaputo vetëm gjysmë metri larg nga gardiani i portës së Kombëtares Shqiptare i cili me një refleks fantastik shpëton portën e skuadrës së tij.

Strakosha u vlerësua si një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes teksa mori edhe notën 7.5. Kujtojmë se golin për Lacion e shënoi Parolo në fillimin e pjesës së dytë.

Nuk munguan elozhet e mediave ku “Eurosport” e ka cilësuar që në titull se gardiani kuqezi ka qenë ai që ka vendosur ndeshjen, megjithëse goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Parolo.

“Pritja? Nuk e prisja. Kur pashë topin aty, ia kisha frikën më të keqes. E rëndësishmja është që e prita, dhe jemi të kënaqur me rezultatin që arritëm si skuadër. E kemi parë që Empoli ka një ekip të mirë, dhe e treguan edhe sot. Përgëzime edhe për ta. Duhet ta nisim nga këtu, pasi akoma na presin ndeshje të vështira. Dy takimet e para ishin të vështira, por mësuam nga ato humbje, dhe tani morëm dy fitore. Na mbetet të arrijmë edhe formën e mirë fizike, dhe jemi në rrugën e duhur” – deklaroi Strakosha për mediat pas ndeshjes.

PanoramaSport

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: