Etrit Berisha nuk ka arritur t’i gëzohet një rezultati pozitiv ndaj ish-skuadrës së tij, Lacios, edhe pse shpresonte të fitonte në “Olimpiko” përballë skuadrës që preferoi Marketin para tij. Atalanta u mund 2-1 në këtë transfertë dhe Berisha fatkeqësisht ishte ndër protagonistët negativë me një episod që vendosi ndeshjen.

Atalanta e nisi takimin në sulm dhe arriti shumë shpejt të kalonte në avantazh me anë të Petanjas. Por Lacio dominoi më pas ndeshjen me lojë dhe raste, duke barazuar gjithçka në minutën e fundit të pjesës së parë me anë të Milinkoviç-Saviç. Berisha bëri disa pritje spektakolare duke mbajtur në lojë skuadrën e tij, por tifozët e Lacios dhe ata të Atalantës do ta kujtojnë për penalltinë që shkaktoi në gjysmën e pjesës së dytë, kur me një dalje të pastudiuar mirë rrëzoi në zonë Imobilen. Ky i fundit ekzekutoi saktësisht nga pika e bardhë duke realizuar golin që i dha fitoren 2-1 Atalantës.

Lazio vs Atalanta 2-1 All Goals & Highlights HD… by meteoalex1
Por Berisha nuk ishte i vetmi shqiptar që shkaktoi penallti në ndeshjet e sotme të Serisë A. Pas autogolit të javës së kaluar, Elseid Hysaj provoi edhe shijen e shkaktimit të një penalltie në elitën e futbollit italian, në ndeshjen kundër Peskarës. Fatmirësisht, ajo u shkaktua në minutat shtesë të ndeshjes, ku Napoli po fitonte qetësisht 3-0 ndaj skuadrës së Ledjan Memushajt. Ndaj goli nga pika e bardhë i Kaprarit shërbeu vetëm për statistikë pasi Napoli kishte siguruar tri pikët. (panorama sport)

Rezultatet
Kaljari-Xhenoa 4-1
40’, 60’ Borrielo, 44’ Zh. Pedro, 64’ (p) Farias / 28′ Simeone
Lacio-Atalanta 2-1
45’ Milinkoviç-Saviç, 68’ (p) Imobile / 21′ Petanja
Sampdoria-Empoli 0-0
Sasuolo-Palermo 4-1
15’, 66’ Matri, 24’ Ragusa, 83’ Politano / 9′ Kuaison
Napoli-Peskara 3-1
47’ Toneli, 49’ Hamshik, 85’ Mertens / 90’+4’ Kaprari
Udineze-Roma 0-1
12′ Naingolan

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb