Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me diasporën, ndërsa ka komentuar edhe protestën e thirrur më 7 korrik.

Berisha e konsideron domosdoshmëri protestën e 7 korrikut, për të çmontuar regjimin që sundon Shqipërinë.

“Përcaktuese janë idealet tona që na bashkojnë, shqetësimet tona të përbashkëta për zhvillimet në vendin tonë. Këtë takim e kam pritur me shumë interes, për të dëgjuar zërin tuaj. Duhet t’i japim një përgjigje kësaj situate kritike në të cilën ndodhet vendi. Emigracioni dhe diaspora janë të përjashtuar. Shqipëria nuk mbyll kufij, por nuk ka vendosur bashkëpunimin për zhvillimin e saj dhe përparimin e shqiptarëve”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha tha se zhvillimet në Shqipëri janë dramatike.

“Dua të sjell disa nga zhvillimet dramatike të cilat e bëjnë kritike situatën në Shqipëri. E para, pas zgjedhjes së presidentit, PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së presidentit, ky grafik tregon se nga viti 2013 në të cilën një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte PPSH në vitin 1991. Dhe pas zgjedhjes së presidentit të republikës, kjo përqindje shkon në 99.9%”, u shpreh ai.

9dc2faac 31ed 4df4 8686 Bce6e238bd22

Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit online me shqiptarët e Diasporës, komentoi nismën ‘Ballkani i Hapur’, duke thënë se është një projekt që ka në thelb influencën ruse.

Berisha kujtoi nisjen me mini-shengenin ku theksoi se asokohe Rama publikoi edhe një foto në rrjete sociale ku shfaqej një hartë në të cilën Kosova ishte pjesë e Serbisë.

“U themelua në Novisad para tre vitesh si mini-shengen nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia, aleancë trelaterale. Harta që u paraqit atë ditë, nga kjo trojkë, Vuçiç-Rama-Zaev, paraqiste Kosovën haptazi pjesë të territorit të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në Facebook-un e tij edhe Rama. Më vonë tha se ma publikuan gabimisht asistentët. Ky projekt sipas Vuçiç disa ditë pas samitit të Novisadit, u quajt Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë, rikthim te doktrina apo ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizmi serb. Hegjemonizëm që u vendos në dekadën e dytë të shekullit të shkuar dhe përfundoi me luftërat më të përgjakshme të përsëritura në rajon. Për më tepër ky projekt me influencë ruse.”-tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: