Pas përfundimit të takimit me mbështetësit e tij në Elbasan, Sali Berisha teksa shkonte drejt makinës për t’u larguar, ka komentuar edhe deklaratën e Taulant Ballës kur tha se nuk do të pranojë asnjë propozim për President që vjen nga Grupi i Rithemelimit.

Berisha tha se refuzimi i kreut të grupit parlamentar te PS, e nderon.

“Më nderon, refuzimi i tij më nderon”, tha Berisha duke qeshur.

Para se të largohej, Berisha është ngjitur në derën e mjetit të tij dhe ka përshëndetur me dy gishta demokratët.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb