U luajtën edhe takimet e kthimit në Europa League, për fazën çerekfinale. Salzburgu arriti një rezultat historik ndaj Lacios, teksa fitoi thellë 4-1 ndaj kryeqytetasve italianë në shtëpi, dhe me rezultat të përgjithshëm 6-5, u kualifikua për në gjysmëfinale. 3 gola të shpejtë në minutat 72, 74 dhe 76 shtangën Strakoshën, që nuk i mbeti asgjë për të bërë.

Arsenali barazoi në Rusi, përballë CSKA Moskë, me shifrat 2-2, por falë fitores 4-1 në ndeshjen e parë, siguroi edhe ajo një biletë për në turin tjetër. Edhe pse me vështirësi, londinezët treguan karakter, dhe golat e Uellbek dhe Ramsei i shpëtuan.

Marseja përmbysi gjithashtu edhe Lajpcigun. Francezët fituan 5-2 ndaj Lajpcig, që kishte fituar minimalisht ndeshjen e parë, 1-0. Me këtë rezultat, Marseja arrin të kualifikohet për në gjysmëfinale.

Sportingu i Lisbonës fitoi në shtëpi, 1-0 ndaj Atletikos së Madridit, por vetëm një gol nuk i mjaftoi. 2 golat e ndeshjes së parë të spanjollëve, i shpëtuan. Më poshtë, të gjitha golat dhe rezultatet./PanoramaSport

REZULTATET 

Salzburg-Lacio 41 (2-4)

Gol: Dabur 56′ , Haidara 72′ , Huang Hi-Çan 74′ , Lainer 78′ / Imobile 55′

 

 

Pret Strakosha

CSKA Moskë-Arsenal 2-2 (1-4)

Gol: Çalov 39′, Nababkin 50′ / Uellbek 75′

 

 

Marsejë-Lajpcig 5-2 (0-1)

Gol: Ilsanker aut. 6′, Sarr 9′, Tovin 38′ , Paje 60′ / Bruma 2′, Augustin 55′

 

Sporting-Atletiko Mardid 1-0 (0-2)

Gol: Montero 28′

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: