Napoli ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në transfertën e Torinos. Ekipi i Spallettit fitoi 0-1 ndaj Torinës së Juriç.

I pari që kishte mundësinë t’i shënonte Berishës ishte Insigne, por sulmuesi italian gabon nga penalltia në minutën e 60-të, pasi “gardiani” kuqezi e neutralizon.

 

Gabimin e tij e rregullon Ruiz, çerek ore më pas.

 

 

 

Dominues në këtë 90 minutësh ishin miqtë, duke mbajtur më shumë topin, por Vojvoda me shokë ishin mirë të pozicionuar në prapavijë.

Napoli është i shtati me 73 pikë. Torino është e 10-ta me 47 pikë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: