Atalanta konfirmohet si një prej “superfuqive” të Serisë A në këtë sezon. Skuadra ku aktivizohet Etrit Berisha vazhdon serinë e rezultateve pozitive dhe me suksesin e sotëm ndaj Krotones, është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt në kampionat, brenda zonës së Europës dhe duke mbajtur hapin e skuadrave që luftojnë për kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Portieri shqiptar ishte si zakonisht titullar në këtë sfidë, ku për pjesën më të madhe të kohës ishte spektator, pasi Atalanta dominoi në lojë përballë Krotones. Por në fund, zikaltërit u desh të kënaqen vetëm me një fitore 1-0, pas golit të Kontit në fillimin e pjesës së dytë.

Kjo ishte ndeshja e 8 ndër 17 të zhvilluara me Atalantën, ku Berisha ruan të paprekur katërkëndorin e tij, duke u kthyer në një prej portierëve më të vlerësuar në Serinë A. /panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: