Ministrja e Arsimit Besa Shahini me anë të një video-mesazhi në “Facebook” shprehet se ka biseduar me rektorët e universiteteve për planet që ata kanë për të mbyllur këtë vit akademik.

Shahini shprehet të gjithë kanë filluar punë për të vënë në zbatim planet, pasi këtë vit duhet domosdoshmërisht të mbyllet viti akademik.

“Urdhëri për marrjen e masave për mbylljen e vitit të ri akademik 2019 – 2020 kërkon nga universitetet që të fillojnë një planifikim urgjent për mbylljen e vitit akademik me kushtet e jashtëzakonshme që po punojmë pas përpapjes së koronavirusit në Shqipëri. Situata po shkon drejt përmirësimit, por nuk jemi ende plotësisht jashtë rrezikut, prandaj cdo lloj hapje e pjesshme e universiteteve duhet gjithsesi të përcillet në mënyrë strikte që të ruajmë shëndetin e studentëve dhe pedagogëve. Ndaj kemi kërkuar nga universitetet që të shikojnë se cilat janë ata lëndë që të jepen vetëm online.

Pra nuk do ketë nevojë që studentët të shkojnë në mësime, të shihet sa është numri i studentëve që kanë nevojë për laboratore etj para provimeve dhe sa është numri i saktë i studentëve që do bëjnë provime në korrik e në fillim të gushtit të këtij viti. Gjithmonë për proimet prioritetet janë ata studentë që diplomohen. Universitetet deri më 15 maj do sjellin planet, pastaj ne në bashkëpunim edhe me MSH bëjmë edhe verifikimet e fundit, për të parë nëse po plotësohen kushtet dhe kriteret për ruajtjen e shëndetit të studentëve dhe pedagogëve që duhet të punojnë gjatë kësaj kohe në ambjente universitare. Kam folur me rektorët që kanë nisur nga puna për planet që ata kanë. Opozita sjell si gjithmonë kaos, pasi nuk ka gjë të paqartë”, tha Shahini.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb