TIRANË

Është dezinfektuar mëngjesin e sotëm banesa në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta e Anisa Josifi u gjetën të vdekura, ndërsa vajza tjetër e familjes në gjendje të rëndë.

Punonjës të dezinfektimit kanë mbërritur këtë të hënë në banesë, ku kanë larguar të gjitha orenditë, ndërsa kanë kryer dezinfektimin, me bazë klor e kalium.

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to. Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura.

Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin mumifikuar pasi besonin tek Ringjallja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Dëshmitë se ato ishin pjesë e sektit të Dëshmitarëve të Jehovait, solli një nisje hetimi nga prokuroria e policia për sektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb