E para dëborë e vitit 2020 në qarkun e Beratit zbardhi jo vetëm Malin e Tomorrit por edhe Teqenë e shenjtë të Abaz Aliut.

Edhe pse jemi në stinën e vjeshtës, uljet e temperaturave kanë sjellë edhe dëborën e parë për këtë vit në qarkun e Beratit.

Rreshjet e dëborës që kanë rënë gjatē natës së djeshme dhe mëngjesin e së martës, kanë mbushur sot Malin e Tomorrit. Siç edhe duket nga pamjet filmike, maja e malit është zbardhur nga dëbora, ndërkohë që në fshatrat më poshtë Tomorrit dëbora ka shkrirë dhe nuk ka rezistuar shumë.

Pa filluar ende stina e dimrit, dëbora e parë ka zbardhur të gjithë zonën e Tomorrit,që frekuentohet në çdo stinë nga turistë të shumtë pasi peisazhi vjeshtor e dimëror që ofron ky mal është një ndër atraksionet kryesore turistike të qarkut të Beratit. E zbardhur nga dëbora ka qënë deri mesditën e sotme edhe Teqeja e shenjtë e Abaz Aliut, që pret e përcjellë çdo vit mijëra pelegrinë në javën e shenjtë. Edhe në këtë Teqe të shenjtë dêbora ka shkrirë shpejt, sapo kanë dalë rrezet e diellit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: