3 humbje në 4 ndeshjet thyejnë më në fund mitin e kuq, Liverpool është një ekip i prekshëm, mund të mposhtet, konfirmimin e radhës e dhuroi Chelsea me blutë e Londrës që i eliminuan nga FA Cup. Sigurisht që kjo sfidë nuk është një njësi matëse pasi Jurgen Klopp nuk kishte hedhur në fushë formacionin më të mirë. Chelsea dhe Liverpool zhvilloi një ndeshje të hapur, me ritëm dhe me raste për gol.

Ekipi i Frank Lampard kaloi në avantazh në minutën e 13-të falë një goli të realizuar nga Willian i ndihmuar dhe nga një gafë e portierit Adrian. Në pjesën e dytë, në minutën e 64-ët, Chelsea dyfishoj shifrat me Barkley duke hipotekuar kualifikimin për në fazën çerekfinale.

Në fakt, ky turne që në fillim shihej si një pengesë për Liverpool, dukej i tepërt duke parë kalendarin e ngjeshur dhe prioritet këtë sezon, gjithsesi për Klopp një humbje 2-0 përballë Chelsea nuk është kurrë diçka e mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb