Një vatër zjarri ka shpërthyer pasditen e sotme në lagjen “Partizani”, vetëm pak metra mbi spitalin rajonal të Vlorës.

Flakët janë shumë pranë njërës prej banesave të zonës. Gjithashtu zjarri po përhapet  me shpejtësi drejt banesave të tjera, ndërsa banorët që ndodhen po mundohen që të ndërhyjnë për të parandaluar ndonjë incident të rëndë prej flakëve.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se deri më tani nuk ka mbërritur ndonjë zjarrfikëse në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb