Levante e Armando Sadikut ka marrë një fitore me shumë vlera sot përballë Las Palmasit në “La Liga”. Shifrat 2-1 i dhanë mundësinë jo vetëm të një triumfi, por edhe pothuajse të sigurojnë qëndrimin në kategori për sezonin tjetër.

Me +8 pikë nga vendi i 18-t, Levante me shumë mundësi është e shpëtuar, por matematika i mban ende në lojë skuadrat e tjera. Gjithsesi numrat nuk e kanë penguar skuadrën që në përfundim të ndeshjes të shpërthejë në festë.

Vetë futbollistët kanë hedhur në rrjetet sociale foto dhe video të kësaj feste, ku shumë lojtarë shiheshin me birra në duar teksa këndonin dhe festonin me njëri-tjetrin një rezultat shumë të rëndësishëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb