Në një nga zonat me të frekuentuara dhe më të pëlqyera të kryeqytetit, me trafik te larte te këmbësorëve dhe makinave, në zonën e ish-Bllokut, është organizuar Street Party për të rinjtë.
Ishte Organizata New Vision, mbështetëse e nismave rinore, që promovon përfshirjen e të rinjve veçanërisht në vendimmarrje, e cila në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe me mbështetjen e Birra Korça mirëpriten studentet në këtë feste mirëseardhje.

Gjatë eventit argëtues, të rinjtë morën informacion ne lidhje me organizimet e ndryshme që bëhen në Tiranë dhe u ftuan të bëhen pjesë, për të bërë realitet në këtë mënyrë dëshirat dhe pasionet e tyre.
Nën ritmin e stileve të muzikës së Dj të njohur shijuan Birrën Korça, shijen bionde, të zezë në kriko e kanaçe.

Birra Korça, si birra e parë shqiptare, me shijen e saj të pëlqyer nga të gjithë, do të vijojë të mbështesë organizime dhe festa me fokus të rinjtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: