Ai ka surprizuar edhe më skeptikët e mundshëm në fushën e blertë. Elseid Hysaj është kthyer në njeriun kyç të krahut të djathtë të formacionit të Napolit.

Mbrojtësi i krahut është përmirësuar aq shumë, jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në aspektin teknik, aq sa ka merituar edhe lavdërimet e Maurizio Sarrit në konferencën për shtyp pas fitores së napolitanëve përballë Lacios.

Por duke lënë pak menjanë futbollin ne kemi zgjedhur t’ju tregojmë “bishën” që përdor shkodrani i Kombëtares kuqezi.

E mos u çudisni po kur kjo “Lamborghini” kalon në rrugët e Napolit askush nuk mund të rri pa e kthyer kokën.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb