(Recete nga znj Eneida)
Përbërësit

120 gr gjalpë të ftohtë
300 gr miell
50 gr djath kaçkavall
2 lugë pluhur pjekës
1 vezë
100 ml pana
2 kunguj të grirë

Gjalpin e ftohtë e grijmë në rende dhe më pas me miellin e bëjmë të shkrifët bashkë duke i punuar me dorë. Më pas shtojmë dy duar plot me djath kaçkavall të grirë, pluhurin pjekës dhe i trazojmë bashkë. Shtojmë më pas vezën, 100 ml pana dhe 2 kungujt e grirë imët pa lëngun e tyre.

Brumi për biskotat e kripura nuk duhet punuar shumë, kështu që hapim një pete 5cm dhe e presim. Nga lart e lyejmë me pak pana si dhe pak djath dhe i pjekim në 220 gradë për rreth 30 minuta.


(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: