(Recetë nga shefe Eneida)

1 paketim Top Frolla
150 gr gjalpë
45 gr sheqer pluhur
1 të verdhë veze
Reçel me fruta pylli
50 gr çokollatë
50 ml qumësht
Përgatitja

Përgatisim brumin duke trazuar gjithë përbërësit dhe e lemë të pushojë në frigorifer.

Më pas brumin e biskotave e ndajmë në toptha të cilava u japim formë vezake dhe iu bëjmë viza nga lart me dhëmbëzat e pirunit. I pjekim për 20 minuta në 190 gradë.

Pasi biskotat janë pjekur i lemë të ftohen dhe i mbushim me reçel. Shkrijmë më pas çokollatën me qumësht në banjomari dhe zhysim biskotat deri në gjysëm.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb