“Kendi i gatimit” 8 mars, 2021
Përbërësit

140 gr gjalpë
120 gr sheqer pluhur
1 limon
100 gr lajthi
Pak sheqer pluhur akoma
1 lugë baking powder
320 gr miell
Vanilje

Përgatitja

Rrahim gjalpin me sheqerin dhe shtojmë lëkurën dhe lëngun e limonit. Shtojmë miellin, vaniljen dhe pluhurin pjekës dhe formojmë brumin. Shtojmë dhe lajthitë dhe formojmë topa të vegjël biskotash, të cilat i vendosim duke i shtypur pak në një pjatë me sheqer pluhur.

I vendosim biskotat në tavë dhe i pjekim në 190 gradë për 30 minuta.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: