Ministrja e Financave, Anila Denaj së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve, Delinda Ibrahimaj kanë vijuar turin e komunikimeve me bizneset kësaj radhë tek ato të turizmit në Sarandë.

Pikërisht, një prej biznesmenëve në Sarandë, i cili kishte një lokal iu ankua Denajt dhe Brahimajt për inspektorët e Tatimeve. Ai u bëri me dije se inspektorët i kapën një kamarieri një faturë pa dashur dhe nuk morën parasysh që gjithë pjesa tjetër e lokalit ishte e mbushur me fatura të rregullta.

Denaj ndërkohë i tha biznesmenit se sistemi është paralajmërues dhe se biznesmenët në shkelje telefonohen nga institucioni përkatës për të ndrequr gabimin. Më tej ajo tha se qasja do të ndryshojë që mos duket sikur inspektorët vijnë për të vendosur gjoba dhe për të goditur biznesin.

 

Biznesmeni: Shpesh këta inspektorët që dalin në terren zn. Drejtoreshë ka kapur njëherë pa dashur ndoshta një kamarier, se këtu janë shumë që marrim ne nga behari. Një faturë kishin gjetur dhe nuk morën në konsideratë që gjithë lokali qe plot me fatura. Duhet të keni pak kujdes.

Denaj: Ju nuk duhet të bezdiseni që ne ju marrim shpesh në telefon. Të gjitha këtu janë sisteme që ju të jeni të lirë nga individët. Por brenda sistemit ai informacion ju vlen që ju jeni në problematikë dhe keni kaq kohë për ta rregulluar. Dhe kjo qasje të ndryshojë dhe mos dukemi sikur vijmë të për të vendosur gjoba apo për të goditur biznesin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb