Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

125 gr çokollatë për ëmbëlsira
1 lugë gjalpë
170 ml qumësht i ëmbël i kondesuar
1/2 filxhan çaji me arra
1 1/2 filxhanë çaji arrë kokosi

Përgatitja
Shkrijmë çokollatën bashkë me gjalpin në banjo mari dhe në të shtojmë qumështin e ëmbël, arrat dhe arrën e kokosit. Formojmë një brumë dhe e lëmë të ftohet 2 orë. Më pas u japim formën e topave të vegjël, i kalojmë në arrë kokosi dhe i servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: