SHKODËR

Moti i keq ka sjellë reshje intensive bore kryesisht në zonat malore dhe veriu i vendit nuk bën përjashtim. Por bora ka shfaqur dhe disa problematika, kryesisht në bllokimin e rrugëve.

Një banore e Lepushës në një komunikim me gazetarin Senad Nikshiqi ka bërë apel për ndihmë, pasi siç thotë ajo kanë 3 net të izoluar, ndërkohë që kanë mbetur në zonë edhe turistë vendas.

“Jam një banore nga fshati Lepushë që punoj me turizëm me një bujtinë të thjeshtë. Duke qenë se koha është përkeqësuar dhe ka rënë 1 metër dëborë, më janë bllokuar turistët, mbi 10 veta ngaqë askush s’po merr masa të hapin rrugën nacionale sepse bashkia thotë s’kemi naftë. Ka 3 net që jemi të izoluar totalisht. S’kanë asnjë lloj komunikimi me familjarët ngaqë s’ka as energji elektrike! Rrezikojnë t’i pushojnë dhe nga punët që kanë. Ju lutem shpresoj të na ndihmoni”, thotë banorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: