Dardha e Korçës ka pritur për herë të parë mbrëmjen e sotme reshjet e borës. Ulja e temperaturave ka sjellë reshje bore në zonat malore gjë që ka bërë që fshati turistik të zbardhet këtë fundjavë.

Gazetarja Lorena Kodra siguron për BalkanWeb video nga Dardha ku duket se rrugët, shtëpitë e makinat janë mbuluar nga cipa e bardhë e borës.

Fshati turistik i Dardhës është i shumëvizituar gjatë dimrit teksa duket se vizitorët do të kenë një shkas më shumë për të vizituar Dardhën e juglindjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb