Bundesliga ka rinisur garën, ndonëse me dyer të mbyllura, por ekipet kanë rikthyer emocionet e një loje që ishte ndalur dy muaj më parë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Rezultati më befasues nga ardhur nga derbi i madh i Ruhrit, aty ky Borusia e Dortmundit ka shpartalluar me një poker golash Shalken. Në takimin e luajtur në “Signal Iduna Park”, serinë e golave e ka hapur talenti Haland në minutën e 29-ët, ndërsa në fund të pjesës së parë Gerrero dyfishin rezultatin. Me rifllimin e pjesës së dytë Torgen Hazard i çon shifrat në 3-0, ndërsa takimit i vë kapak Gerrero në të 63-ën.

Lajpcigu ka vuajtur mjaft në shtëpi ndaj Frajburgut të Abrashit. Gulde kaloi miqtë në epërsi në të 35-ën, ndërsa Lajpcigu ka vuajtur shumë për të barazuar në të 77-ën. Në kohën shtesë, Koh shpërdoron golin e trepikëshit për Frajburgun, duke bërë që ekipet të ndajnë nga një pikë.

Fitore e shkëlqyer e Hertës së Berlinit, që ka mposhtur në transfertë 3-0 Hofenheimin. Sukses jashtë fushe edhe për Volfsburgun, i cili ka thyer 2-1 Augsburgun. Barazim 0-0 për Paderbornin e Klaus Gjasulës, që ka marrë një pikë në fushën e Fortuna Dyseldorfit, ndonëse mbijetesa duket shumë e shumë e vështirë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb