Borussia Dortmund ruan ritmin e Bayern Munich dhe nga distanca përgjigjet me fitoren 4-0 në transfertën kundër Freiburg. Gjithçka e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Lucien Favre, që dominoi të gjithë sfidën. Në minutën e 12-të Sancho gjeti rrugën e rrjetës, duke vendosur edhe fatin e pjesës së parë.

Me rikthimin në fushë pas pushimit, miqtë plotësuan “pokerin”, duke nisur me golin e Reus në minutën e 54-rt. Goetze në minutën e 79-të thelloi në 0-3 diferencën, ndërsa në fundin e ndeshjes Alkacer me 11-metësh vulosi fitoren e Borussia Dortmund, që ruan të pandryshuar diferencën me vetëm një pikë më pak se kryesuesit dhe rivalët e përjetshëm të Bayern Munich.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb