Real Madrid fiton Botërorin e Klubeve, pasi triumfoi 5-3 në finale ndaj Al-Hilal në Stade Moulay Abdallah (Rabat), në Marok. Kombinimet perfekte të Los Blancos në afërsi të zonës në minutën e 13-të finalizohen me sukses nga Vinicius, me një goditje me të djathtën.

4 minuta më pas, një gjuajtje vrastare e Valverdes nuk ndalet dot nga Al Muaiouf. Arabët ngushtojnë shifrat me anë të një kundërsulmi, falë Maregas.

Pjesa e dytë nis me gol të Karim Benzema-së, i cili shuan një herë e mirë shpresat e kundërshtarëve për këtë takim. Al-Hilal pëson edhe të katërtin shumë shpejt, nga Valverde.

Të besuarit e Diaz e bëjnë ndeshjen edhe më interesante me golin e Viettos. Madrilenët vazhduan me spektaklin e tyre, nuk kishin mbaruar ende, pasi Vinicius “tund rrjetën” për herë të dytë në këtë sfidë.

Lucciano Vietto ishte në një natë të mirë, pasi shënoi sërish në fund. Real Madrid kështu rrëmben trofeun, sukses ky i arritur nga djemtë e Carlo Ancelottit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb